Bota

Pas një jave, Albin Kurti flet sot për takimin me Vuçiç në Bruksel

Qeveria mban mbledhjen e radhës nga ora 11:00 dhe në fillim të saj është planifikuar që Kurti të flasë për takimin me Vuçiç.

24 Gusht 2022, 07:25 Nga A.B
Pas një jave, Albin Kurti flet sot për takimin me Vuçiç
Albin Kurti

KOSOVË- Gati një javë pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri Albin Kurti do të flasë sot për dialogun në Bruksel. Kështu ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Qeveria mban mbledhjen e radhës nga ora 11:00 dhe në fillim të saj është planifikuar që Kurti të flasë për takimin me Vuçiç.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Kryeziu.

Vuçiç të dielën dha versionin e tij për takimin, ndërsa Kurti deri tani nuk ka folur fare. Sipas Vuçiç, Kurti kishte shtruar 6 pikat e tij për marrëveshjen përfundimtare, ndërsa tha se për targat kishte refuzuar kthimin e atyre me “KS” në vend të “RKS”.

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll