Bota

Ish-këshilltari i Ramës ngre alarmin: Serbët mund të rezistojnë me armë më 1 shtator

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama për rajonin, duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit.

22 Gusht 2022, 22:36 Nga I.A
Ish-këshilltari i Ramës ngre alarmin: Serbët mund të
Shkëlzen Maliqi

KOSOVË- Analisti politik nga Kosova, Shkëlzen Maliqi ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, një rezistencë e armatosur nga serbët është e mundshme. Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama për rajonin, duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit.

“Për 1 shtatorin Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e implementimit të reciprocitetit në kalimet kufitare, gjë e cila do të nxis edhe një herë rezistencë të armatosur nga serbët. Masat e reciprocitetit të Kosovës qartazi kanë mbështetjen e Perëndimit, kështu që Vuçiqit nuk i është lënë hapësirë për të kërkuar një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

Sipas Maliqit, Beogradit po i kërkohet që ta njoh realitetin.

“Duket se Beogradit po i bëhet presion që ta njoh realitetin, nëse jo drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse është shumë herët, atëherë ta njoh realitetin mbi reciprocitetin”, tha ai.

Maliqi ka thënë se Vuçiç nuk mund ta luajë më me levën e dualitetit, duke qëndruar mes Perëndimit dhe Moskës.

“Perëndimi po i kërkon që ta marr një vendima: a dëshiron të futet në BE apo të mbajë lidhje të ngushta ekonomike, politiken dhe ushtarake me Rusinë”, u shpreh Maliqi.

Sipas Maliqit, kjo lojë nuk do t’i funksionojë Serbisë, duke shtuar se Kosova është testi i parë i saj.

shkëlzen maliqi

Sondazh

Poll