Bota

VIDEO/ Grabitësit thyejnë xhamin e Bugatti Chiron €5mln në Londër, për të vjedhur orën e milionerit kuvajtian

Disa pamje filmike janë shpërndarë në internet dhe faqe të ndyshme gazetash dhe revistash ku shihet një grabitës i maskuar si shofer shperndarjeje, i cili thyen me hekur dritaren e një makine luksoze Bugatti Chiron.

22 Gusht 2022, 21:00 Nga s.s
VIDEO/ Grabitësit thyejnë xhamin e Bugatti Chiron €5mln në
Abdullah F. Al Basman, dhe makina e tij Bugatti

LONDËR- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Londër, ku disa pamje filmike janë shpërndarë në internet dhe faqe të ndyshme gazetash dhe revistash ku shihet një grabitës i maskuar si shofer shperndarjeje, i cili thyen me hekur dritaren e një makine luksoze Bugatti Chiron që kushton 5 milionë dollarë, duke tentuar të vidhte orën Rolex të një djali të njohur nga Kuvajti.

Abdullah F. Al Basman, i njohur në rrjetet sociale për shfaqjet e pasurisë së tij, u sulmua duke drejtuar makinën në qendër të Londrës teksa mbante në kyç një orë Platinum Rolex Daytona, me vlerë rreth 120 mijë euro. Video tregon motoristin me një unifomë shpërndarësi ushqimesh te shpejta që thyen me një çekiç hekuri xhamin e dritares së Bugatti Chiron, teksa kalonte dje mes zonës ekskluzive qendore ‘Mayfair’.

Dyshja duket se godasin disa herë xhamin e supermakinës që me pas largohet me shpejtësi duke i shpëtuar grabitjes. Policia tha se incidenti mund të jetë i lidhur me një tjetër sulm ndaj një 40 vjeçari në këtë zonë të cilit gjithashtu i vodhën orën. Pas tentativës së grabitjes zoti Al Basman shihej që ndihmohej nga të tjerë të dilte nga makina e tij e thyer sportive. Një dëshmitar tha: “Grabitësit me motor ishin në hotelin e tij këtë mëngjes dhe stafii hotelit u kishte thënë të largoheshin nga trotuari. Kur Abdullah u largua me Bugatti ata nisën të ndiqnin në rrugën Hyde Park Corner. Një prej tyre më pas i ra borisë që besohet se ishte sinjali i nisjes së sulmit".

Një zëdhënës i policisë së Londrës tha: “Po hetojmë raportimet për një grabitje në rrugën Curzon Street, Mayfair, pasditen e së dielës, më 21 gusht. “Viktima 40-vjeçar u sulmua nga dy njerëz që tentuan të vjedhin orën e tij. Një ambulancë ndihmoi viktimën e sulmit por nuk kishte nevojë për trajtim në spital”.

londer buggati

Sondazh

Poll