Aktualitet

Incidenti në Gramsh, Lubonja: Po bëhet sikur jemi në 'sytë' e Putinit

Sipas tij, kultura ruse nuk duhet përjashtuar, por ‘konflikti’ me Perëndimin e botës ka bërë që situate të shkojë deri në këtë pikë.

22 Gusht 2022, 17:30 Nga F.M
Incidenti në Gramsh, Lubonja: Po bëhet sikur jemi në
Analisti Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja shprehet se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë synimi i Presidentit Vladimir Putin dhe se nuk mund ta cilësojmë një ‘sulm’ atë që ndodhi në Gramsh me dy rusët. Në një lidhje me Skype, në Neës24, Lubonja tha se titujt në artikuj janë ekzagjeruar, duke shtuar se Rusia nuk mund të lihet jashtë botës. Sipas tij, kultura ruse nuk duhet përjashtuar, por ‘konflikti’ me Perëndimin e botës ka bërë që situate të shkojë deri në këtë pikë.

“Vetëm për këto gjëra dalim kështu, dalin ata pastaj dhe bëjnë sikur Shqipëria ka një rëndësi të veçantë ushatarake dhe se Putini na ka në ‘sy’. Madje seç pashë një titull që kishtë shkuar deri në Angli, poshtërohet Putin sepse i kanë kapur spiunët e tij. Nuk futen të gjithë rusët në një vend, nuk izolohet kultura e Rusisë, vendi i Doistojevskit. Do të shkojmë në një botë më të keqe se ajo që kemi ëndërruar. Shtrirja e NATO-s ka qenë gabimisht sipas meje. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo gjë. Nuk duhet të ishte bërë kështu, por edhe diplomacia duhet të kishte qenë më aktive në këtë lloj lëvizjeje. Me Erdoganin mbajnë relata shumë të mira. Kjo e gjitha bëhet për dominim të botës, Perëndimi nuk heq dorë nga dominimi i botës,”- tha Lubonja.

fatos lubonja

Sondazh

Poll