Art&Argëtim

Njihej për rolin në “Fate të kryqëzuara”, ndërron jetë aktori i famshëm turk

Aktori i njohur është trajtuar për një kohë për kancer në mushkëri.

21 Gusht 2022, 15:03 Nga A.B
Njihej për rolin në “Fate të kryqëzuara”,
Seriali

TURQI- Aktori dhe regjisori i njohur, Civan Canova ka ndërruar jetë. Canova ishte shumë i njohur për publikun pasi ka luajtur në disa seriale si “Karadayi”, “Fatmagyl”, “Fate të kryqëzuara” etj. Aktori i njohur është trajtuar për një kohë për kancer në mushkëri.

Vetë aktori bëri të ditur kohë më parë se i është konstatuar një masë në mushkëri, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Lajmi që do t’ju jap nuk është i mirë, por ndihem i detyruar ta jap. Gjithçka nisi në vitin 2014 teksa endesha nëpër plazhin Gümüşlük.

Njihej për rolin në “Fate të kryqëzuara”,

Kam bërë operacion në kyçin e dorës së majtë, ka pasur vdekje kockore në kyçin tim, ma kanë hequr. Rrugës për në kafene, shkela një qen të zi.  Edhe kafsha u hodh në mënyrë të pavullnetshme, më hodhi në tokë.  Unë rashë në krahun tim të djathtë.'- ka thene ai.

fate te kryqezuara

Sondazh

Poll