Aktualitet

Emigrantët largohen pas pushimeve/ Fluks në pikat e kalimit me Greqinë dhe në portin e Durrësit

Sipas të dhënave nga dita e dielë deri ditën e sotme u larguan me tragete nga porti i Durrësit 5145 persona dhe mbi 1300 automjete. Ndërkaq gjatë së hënës me dy tragetet e Barit dhe një të Ankonës mbërritën në vend rreth 1040 persona.

22 Gusht 2022, 15:30 Nga e.k
Emigrantët largohen pas pushimeve/ Fluks në pikat e kalimit me
Foto ilustruese

DURRËS- Me fundin e gushtit largohen dhe emigrantët shqiptarë që vijnë për pushimet verore në atdhe. Kjo ka sjellë dhe një fluks të lartë mjetesh në pikat kufitare. 

Gjatë javës së fundit janë përpunuar 60,255 udhëtarë, prej të cilëve 44,169 në dalje dhe 16,086 në hyrje. Kjo do të thotë se tashme fluksi ka ndryshuar pasi kemi më shumë qytetarë që largohen nga vendi.

Sipas të dhënave nga dita e dielë deri ditën e sotme u larguan me tragete nga porti i Durrësit 5145 persona dhe mbi 1300 automjete. Ndërkaq gjatë së hënës me dy tragetet e Barit dhe një të Ankonës mbërritën në vend rreth 1040 persona.

Edhe gjatë fundjave që vijnë mësohet se do të ketë një fluks mjetesh në dalje. Fillimi i shtatorit mësohet se do sjellë dhe një rënie të fluksit të mjeteve dhe udhëtarëve që dalin nga vendi.

Ndërkohë edhe në kufi me Greqinë është shtuar fluksi në dalje. në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3570 shtetas dhe kanë dalë 6965 në një ditë.

porti i durresit

Sondazh

Poll