Bota

Twitteri parlajmëron përdoruesit mbi mediat serbe: Janë të lidhura me Vuçiç

Në këtë rrjet kanë rënë një grumbull mediash të Beogradit, të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

21 Gusht 2022, 20:34 Nga DOSJA
Twitteri parlajmëron përdoruesit mbi mediat serbe: Janë të
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Rrjeti i njohur social, Twitter kujdeset që t’i mbrojë përdoruesit e vetë nga lajmet e rreme dhe propagandat e ndryshme. Në këtë rrjet kanë rënë një grumbull mediash të Beogradit, të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Gazeta Express shkruan se mbi një lajm të mediumit serb, B92, Twitteri paralajmëron se ata janë të lidhur me shtetin serb.

“Qëndroni të informuar. Ky tweet lidhet me një faqe interneti mediatike të lidhur me shtetin serb”, paralajmëron Twitteri.

Twitteri parlajmëron përdoruesit mbi mediat serbe: Janë të
Postimi

Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të Vuçiç se një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë. Vuçiç tha se detyra e tyre ishte ta vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe t’i rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.

aleksandar vuçiç twitter

Sondazh

Poll