Bota

Incidenti në Gramsh, Kurti: Hetimet të vijojnë, të zbardhen sa më shpejt rrethanat e ngjarjes

Kurti kërkon që të vijojnë hetimet dhe të zbardhen sa më shpejt rrethanat e ngjarjes,

21 Gusht 2022, 13:02 Nga A.B
Incidenti në Gramsh, Kurti: Hetimet të vijojnë, të zbardhen
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas incidentit që ndodhi një ditë më parë në uzinën në Gramsh. Përmes një reagimi zyrtar, Kurti kërkon që të vijojnë hetimet dhe të zbardhen sa më shpejt rrethanat e ngjarjes,

REAGIMI I KURTIT:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë. U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit albin kurti

Sondazh

Poll