Bota

“Dance with Sanna”, gratë finlandeze kërcejnë në rrjetet sociale në solidaritet me Marin

Për të treguar solidaritetin e tyre me lideren 36-vjeçare, gratë në Finlandë vendosën të publikojnë në internet video të kërcimit dhe argëtimit në festa, me mbishkrimin "Dance ëith Sanna".

21 Gusht 2022, 07:24 Nga A.B

 

“Dance with Sanna”, gratë finlandeze kërcejnë në
Pamje nga kercimet

FINLANDË- Gratë finlandeze kanë pushtuar rrjetet sociale, në mbrojtje të kryeministres Sanna Marin, e cila është në qendër të një zhurme mediatike dhe politike pas përhapjes së disa videove private në të cilat ajo kërcen.

Për të treguar solidaritetin e tyre me lideren 36-vjeçare, ato vendosën të publikojnë në internet video të kërcimit dhe argëtimit në festa, me mbishkrimin "Dance with Sanna" dhe duke etiketuar profilet sociale të kryeministres.

Marin është në qendër të mediave pas dy videove që kanë dalë ditët e fundit: në të parën ajo këndon dhe kërcen në një festë me miqtë, në të dytën është filmuar në qëndrime miqësore me një burrë në dhomën private të një klubi të njohur të kryeqytetit Helsinki. Opozita e kritikon kryeministren, ndërsa shumë persona janë rreshtuar në mbrojtje të saj me mesazhe solidariteti. 

Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike Petteri Järvinen, cituar nga tabloidi finlandez Iltalehti, nuk përjashtohet mundësia që hakerat rusë të kenë hyrë në mënyrë të paligjshme në telefon apo në llogaritë sociale të ndonjë të njohuri të Marin, duke përhapur më pas disa videot.

sanna marin

Sondazh

Poll