Bota

FOTO/ Bie niveli i lumit Danub, shfaqen anijet e Luftës së Dytë Botërore

20 skelete të anijeve në një pjesë të Danubit në Serbinë lindore kanë dalur në dritë nga thatësira e këtij viti. Thatësira mujore dhe temperaturat e larta po bëjnë që nivelet e lumenjve të ulen edhe në pjesë të tjera të Evropës, si në Gjermani, Itali dhe Francë.

20 Gusht 2022, 09:04 Nga s.s
FOTO/ Bie niveli i lumit Danub, shfaqen anijet e Luftës së Dytë
Anije e Luftës së Dytë Botërore

SERBI LINDORE- Thatësira e këtij viti për të cilën shkencëtarët thonë se është pasojë e ngrohjes globale, ka nxjerrë në dritë më shumë se 20 skelete të këtyre anijeve në një pjesë të Danubit në Serbinë lindore. Disa nga këto anije përmbajnë tonelata municionesh dhe eksplozivësh, ku konsiderohen si rrezik për lundrimin. "Flota gjermane la pas një fatkeqësi ekologjike që na kërcënon ne, banorëve të Prahovës”, tha 74-vjeçari Velimir Trailovic, një banor në pension i qytetit, i cili ka shkruar një libër për anijet.

FOTO/ Bie niveli i lumit Danub, shfaqen anijet e Luftës së Dytë
Anije e Luftës së Dytë Botërore


Punëtorët në industrinë vendase të peshkimit janë gjithashtu në rrezik. Thatësira mujore dhe temperaturat e larta po bëjnë që nivelet e lumenjve të ulen edhe në pjesë të tjera të Evropës, si në Gjermani, Itali dhe Francë. Në Serbi, autoritetet iu drejtuan gërmimit për të mbajtur korsitë e lundrimit të hapura në Danub. Në zonën e Prahovës, për shkak të anijeve luftarake të fundosura, pjesa e lundrueshme e Danubit është ulur në 100 metra, nga 180 që ishte më parë, raporton protothema.gr.

FOTO/ Bie niveli i lumit Danub, shfaqen anijet e Luftës së Dytë
Anije e Luftës së Dytë Botërore


Në mars, qeveria serbe shpalli një tender për pastrimin e lumit dhe heqjen e municioneve dhe eksplozivëve. Kostoja llogaritet të arrijë në 29 milionë euro. Thatësira më e madhe e Evropës në vite e ka ulur lumin Danub në një nga nivelet e tij më të ulëta në një shekull, me mbetjet e dhjetëra anijeve luftarake gjermane të fundosura pranë qytetit të Prahovës që dolën nga uji gjatë Luftës së Dytë Botërore .

Anijet, të mbushura me eksplozivë, ishin ndër qindra të mbytura në Danub në vitin 1944 , ndërsa flota gjermane e Detit të Zi u tërhoq përballë forcave sovjetike që përparonin. Edhe sot e kësaj dite, anijet e mbytura ende pengojnë lundrimin në lumë kur niveli i ujit bie.

flota gjermane anije permbytja e anijes ne danub serbi gjermani itali france lumi danub deti i zi

Sondazh

Poll