Bota

'Krenarë për punën tonë'/ U shkarkua, Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij

Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

20 Gusht 2022, 07:36 Nga A.B

 

'Krenarë për punën tonë'/ U shkarkua,
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kuvendi i Malit të Zi ka votuar pro shkarkimit të Dritan Abazoviçit. Pas votimit, ai mbajti një fjalë,ku u shpreh se është krenar për çfarë ka bërë qeveria e tij.

"Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.

Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha Abazoviç.

votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll