Aktualitet

Arrestohen tre shqiptarët në fermën e kanabisit në Britani, Mazrreku: Punonim për të shlyer borxhin e kamionit, më kanë

9 Gusht 2019, 13:20 Nga DOSJA
Arrestohen tre shqiptarët në fermën e kanabisit në Britani,

BRITANI E MADHE- Tre të rinjtë shqiptarë, Halit Mazrreku, 24 vjeç, Elson Zani, 23 vjeç dhe Kristjan Kola, 22 vjeç, janë arrestuar në Britaninë e madhe pasi janë kapur nga policia duke punuar në fermat me kanabis, në rrugën Lee dhe Rrugën Mersey, në lindje të Hull dhe Devon Grove në perëndim të Hull,

Shqiptarët ishin futur kësaj rrugë pasi nuk arrinin të shlyenin dot borxhin e udhëtimit me punën që bënin më parë në lavazh.

Ata kishin udhëtuar drejt Londrës të fshehur në  kamion, prandaj shuma e lartë që duhet të paguanin për transportin i çoi në këtë rrugë, deklaruan ata në Gjykatën e “Hull Crown”.

Ndërkohë nëna e 24-vjeçarit, Halit Mazrreku deklaron që është kërcënuar nga grupi që udhëhiqte fermën e madhe të kanabisit.

Vetë Mazrreku pa një adresë fikse, është dërguar në Britani me kamionin, që dyshohet të ketë lidhej me bandën e drogës.

I riu shqiptar ka deklaruar në Gjykatë se nëna e tij është kërcënuar nga persona përgjegjës të fermës së kanabisit ku ai u arrestua. Gjithashtu dhe nëna e tij ka pohuar se është kërkcënuar nga disa njerëz të cilët nuk i njeh.

Burimi: HullLive

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen britani elson zani ferma me kanabis halit mazrreku kristjan kola arrestohen britani elson zani ferma me kanabis halit mazrreku kristjan kola

Sondazh

Poll