Art&Argëtim

Rrëfehet Hailey Bieber për Justin dhe zgjerimin e familjes: Kur të vijnë fëmijët, do jetë ndryshe

Hailey ka treguar detaje nga jeta e saj me Justin Bieber. Ata shpesh kanë shprehur dëshirën që ta zgjerojnë familjen e tyre.

18 Gusht 2022, 09:20 Nga s.s
Rrëfehet Hailey Bieber për Justin dhe zgjerimin e familjes: Kur
Justin Bieber dhe Hailey Bieber

SHBA- Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë një ndër çiftet më të famshmënë t gjithë botën, ku shpesh janë kryefjala e gazetave dhe revitave në mediat botërore. Në një intervistë të fundit, Hailey ka treguar detaje nga jeta e saj me Justin Bieber. Ata shpesh kanë shprehur dëshirën që ta zgjerojnë familjen e tyre.

“Ai është ende personi tek i cili dua të kthehem. Mund të fluturoj diku dhe të shkoj të bëj disa punë, por mezi pres të kthehem dhe të jemi sërish bashkë. Dhe ndihem sikur kjo është për shkak të përpjekjes që është bërë nga të dyja anët”, tha Hailey gjatë një interviste.

Gjithashtu ajo shtoi duke thënë: “Kur fëmijët të vijnë, gjërat do të jenë ndryshe. Në fund të ditës, ai është shoku im më i mirë, por duhet ende shumë punë për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Dhe më pas e di që përfundimisht, kur fëmijët të hyjnë në familje, do të jetë një periudhë krejtësisht i ndryshëm për ne, duke lundruar për ta bërë atë të funksionojë”.

justin bieber hailey bieber

Sondazh

Poll