Art&Argëtim

"Jam e frikësuar", Dafina Zeqiri përballet me probleme shëndetësore pas koncerteve të shumta

Këngëtarja Dafina Zeqiri shpesh ka pasur probleme shëndetësore për shkak të gjurit. Së fundmi ajo ka postuar një video ku na tregon se po shkon tek doktori për të marrë kujdesin e duhur.

18 Gusht 2022, 09:03 Nga s.s
"Jam e frikësuar", Dafina Zeqiri përballet me probleme
Dafina Zeqiri

TIRANË- Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri dhe jashtë saj, ku këngët e saj kanë arritur majat e klikueshmërisë.

Këngëtarja shpesh ka pasur probleme shëndetësore për shkak të gjurit, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka postuar një video ku na tregon se po shkon tek doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin. Më pas, ajo tregon se është e “frikësuar” të takojë doktorin e saj duke shtuar se “Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet”.

"Jam e frikësuar", Dafina Zeqiri përballet me probleme
Postimi i Dafina Zeqirit

Angazhimet e shumta të këngëtares për këtë verë kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të saj.

"Jam e frikësuar", Dafina Zeqiri përballet me probleme
Postimi i Dafina Zeqirit

dafina zeqiri

Sondazh

Poll