Bota

"Madame Butterfly" e Japonisë, ndërron jetë stilistja e njohur Hanae Mori

Ajo ishte një nga femrat e pakta në Japoni që u bë drejtuese e një kompanie ndërkombëtare të modës

18 Gusht 2022, 07:33 Nga A.B
"Madame Butterfly" e Japonisë, ndërron jetë stilistja e
Hanae Mori

JAPONI- Dizajnerja dhe stilistja Hanae Mori, një anëtare e njohur botërore e elitës së modës së lartë, ka ndwrruar jetw në moshën 96-vjeçare, ditë të plota të një jete plot shkëlqim dhe lavdi. 

Hanae Mori, e njohur me pseudonimin "Madame Butterfly" për modelet e frymëzuara nga fluturat që janë bërë firma e saj gjatë dekadave, ka bërë krijimet luksoze të veshura nga Nancy Reagan, Grace Kelly, anëtarë të familjes mbretërore japoneze dhe elitës japoneze.

Ajo ishte një nga femrat e pakta në Japoni që u bë drejtuese e një kompanie ndërkombëtare të modës, pasi ishte pioniere në mesin e bashkatdhetarëve të saj.

Karriera e saj e çoi atë nga Tokio, ku bëri debutimin e saj me kostum filmash, në Nju Jork dhe Paris, ku në vitin 1997, ajo pa shtëpinë e modës që drejtonte të bëhej e para nga Azia që iu bashkua modës së lartë.

Koleksioni i saj i parë i prezantuar jashtë vendit mundësoi takimin e "Lindjes" dhe "Perëndimit"./CNN

hanae mori japoni

Sondazh

Poll