Bota

Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç: Përgatitje për diskutimet e nesërme

Ai ka shkruar se po bëhen përgatitjet e fundit për nesër, për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.

17 Gusht 2022, 21:57 Nga I.A
Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç: Përgatitje për
Albin Kurti, Miroslav Lajcak dhe Aleksander Vucic

BRUKSEL- Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar mbrëmjen e sotme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një postimi në Tëitter, Lajçak ka publikuar fotografi me dy liderët, që do të takohen nesër kokë më kokë. Ai ka shkruar se po bëhen përgatitjet e fundit për nesër, për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.

albin kurti miroslav lajçak aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll