Aktualitet

Shqiptari u arrestua se hoqi flamurin turk nga vendroja në Lalëz, rrjeti 'zien', të ndarë 'pro&kundër'

Gjestin e heqjes së flamurit turk disa e cilësojnë si të gabuar, ndërsa të tjerë i dalin në mbrojtje, duke pretenduar se pikë se pari, flamuri turk nuk duhet që të ndodhej në plazhin shqiptar.

15 Gusht 2022, 13:38 Nga k.m.

Shqiptari u arrestua se hoqi flamurin turk nga vendroja në Lalëz,

DURRËS- Një 48-vjeçar është arrestuar pas disa orësh kërkim në plazhin e Gjirit të Lalzit, pasi ka hequr me forcë flamurin turk nga një vendroje. Madje në momentin që ka hequr flamurin, edhe e ka xhiruar të gjithë skenën duke e hedhur më pas edhe në rrjetet e tij sociale.

Pikërisht nga aty, videoja bëri bujë dhe nuk kaloi shumë e 48-vjeçari me iniciale Sh.S., banues në Mazrek, Tiranë, u prangos. Teksa ai ndodhet në ambientet e paraburgimit, ku do të gjykohet për veprat penale: “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, në rrjet kanë nisur komentet për gjestin e tij. Disa e cilësojnë si të gabuar, ndërsa të tjerë i dalin në mbrojtje, duke pretenduar se pikë se pari, flamuri turk nuk duhet që të ndodhej në plazhin shqiptar.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pretendon se të gjithë flamujtë e huaj që nuk vendosën në mënyrë protokollare, nuk kanë asnjë vlerë. Ndërsa shton se vendi ku ishte vendosur nuk ishte territor turk, ndaj edhe nuk duhet të ishte aty.

Shqiptari u arrestua se hoqi flamurin turk nga vendroja në Lalëz,

Ndryshe mendon gazetari Taulant Koplikaj, i cili shkruan se në fakt grisja apo djegia e flamunjëve është në fakt një shenjë e një inferioriteti kulturor. Ndërsa shton se nuk duhet të kishte ndodhur.

Shqiptari u arrestua se hoqi flamurin turk nga vendroja në Lalëz,

Po ashtu, të tjerë personazhe të njohur janë të ndarë nëse akti duhej dënuar apo jo. Apo dhe nëse pikë së pari, flamuri duhet të ishte atje nga ku edhe u hoq. Po ju si mendoni?

heqja e flamurit turk

Sondazh

Poll