Art&Argëtim

Ben Affleck s'e kaloi mirë muajin e tij të mjaltit me 'J.Lo'

Shqetësimi i Affleck-ut nuk është i pabazuar; vëmendja e shtuar rreth "Bennifer 2.0" të kujton në mënyrë të tmerrshme përpjekjen e parë të çiftit për martesë.

15 Gusht 2022, 08:45 Nga k.m.
Ben Affleck s'e kaloi mirë muajin e tij të mjaltit me
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

SHBA- Ben Affleck u ndje i tmerruar në Paris. Gjatë muajit të tij të mjaltit me Jennifer Lopez, me të cilën u martua në një ceremoni intime surprizë në Las Vegas më 16 korrik, aktori thuhet se ishte "i çmendur" nga tufa e paparacëve që e ndoqën atë dhe Lopezin rreth qytetit.

Një burim i tha Page Six se vëmendja në Francë ndaj porsamartuarve ishte "pothuajse e nivelit të Princeshës Diana", një zgjedhje befasuese e fjalëve duke pasur parasysh momentet e fundit të princeshës së ndjerë gjatë udhëtimit të saj në Paris pothuajse 25 vjet më parë, ku edhe humbi jetën.

“Ben u tremb pak në Paris”,-tha burimi. 

Shqetësimi i Affleck-ut nuk është i pabazuar; vëmendja e shtuar rreth "Bennifer 2.0" të kujton në mënyrë të tmerrshme përpjekjen e parë të çiftit për martesë. Çifti u takuan (dhe u fejuan) në fillim të viteve 2000, ata të dy përmendën paparacët e pamëshirshëm si kontribuesin kryesor në ndarjen e tyre në vitin 2004. 

Më shumë se një dekadë më vonë, në vitin 2016, Lopez i tha People: Ne nuk u përpoqëm të kishim një marrëdhënie publike. Thjesht ishim bashkë.

Në epokën e mediave sociale, kjo vëmendje është rritur, duke shkaktuar edhe përlotjen e aktorit gjatë muajit të tij të mjaltit./Elle

ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll