Art&Argëtim

Çifti Beckham rrezikojnë burgun, shëtitja me jet-ski që po u hap probleme

Kjo pasi, vajza 11-vjeçare është fotografuar duke shëtitur e vetme me jet-ski në ishullin Key Biscayne.

14 Gusht 2022, 18:29 Nga F.M
Çifti Beckham rrezikojnë burgun, shëtitja me jet-ski që po
Harper Beckham me Jet-Ski

SHBA- Një shëtitje me jet-ski ka bërë që çifti Victoria dhe David Beckham të rrezikojë burgun. Familja e famshme u akomoduan në Florida ku shijuan pushimet së fundmi, por paparacët kanë bërë që çifti të rrezikojnë që arrestohen dhe të humbasin kujdestarinë e vajzës së tyre, Harper.

Kjo pasi, vajza 11-vjeçare është fotografuar duke shëtitur e vetme me jet-ski në ishullin Key Biscayne.

Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Harper ishte pa prindërit në momentin që bëri shëtitjen dhe pranë i qëndronte vetëm një grua, e cila nuk njihet publikisht.

“Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon,”- shprehen shoqatat lokale.

victoria beckham david beckham harper beckahm

Sondazh

Poll