Bota

Anëtari i VV: Vuçiç po planifikon të vrasë serbë në Veri

Sipas anëtarit të VV-së, një gjë e tillë do të sillte tensione mes dy vendeve.

13 Gusht 2022, 23:27 Nga F.M
Anëtari i VV: Vuçiç po planifikon të vrasë
Arbër Zaimi

KOSOVË- Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, thotë se plani i Vuçiçit para takimit në Bruksel është që të vrasë disa serbë në Veri. Në një postim në Facebook, Zaimi shkruan se Vuçic dëshiron të shkojë në bisedime me emra të vrarësh me vete. Sipas anëtarit të VV-së, një gjë e tillë do të sillte tensione mes dy vendeve.

“Vuçiqi kur po thotë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë që veprojnë të armatosur në veri të vendit”, tregon planin dhe objektivin e vet. Disa serbë të armatosur të cilët terrorizojnë popullsinë vendase, që gjuajnë me armë kundër policisë e cila patrullon kundër kontrabandës, që gjuajnë me shuplaka para syve të fëmijëve familjarët që udhëtojnë me makina, Vuçiqi po dëshiron t’i shpallë martirë para vaktit. Ai ka nevojë që në Bruksel të marrë me vete emra të vrarësh, sepse argumente nuk i kanë mbetur më”, ka shkruar ai.

Deklarata e Zaimit vjen pasi presidenti serb tha se Prishtina po planifikon “të vrasë 6-10 serbë që mund të rezistojnë në veri”. 

arber zaimi

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2022, 19:17 F.M

Çfarë nuk i falin Salmanit

Salman Rushdie Si pothuajse të gjitha qeniet njerëzore, një shkrimtar është i brishtë. Edhe ata që duken të fuqish&...