Art&Argëtim

“Qielli ka një engjëll të ri”, Hollivudi në zi! U përfshi në aksident, ndërron jetë Anne Heche

Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e saj Nancy Davis, e cila ka postuar një mesazh homazh për aktoren në Instagramin e saj.

12 Gusht 2022, 22:02 Nga e.k
“Qielli ka një engjëll të ri”, Hollivudi në zi!
Anne Heche

SHBA- Një lajm i trishtë për botën e filmit. Aktorja e njohur hollivudiane Anne Heche nuk ka mundur që të tu mbijetojë dot plageve të marra duke ndërruar jetën mbasditën e sotme. 

Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e saj Nancy Davis, e cila ka postuar një mesazh homazh për aktoren në Instagramin e saj.

“Qielli ka një engjëll të ri. Mikja ime e dashur, e sjellshme, argëtuese dhe e bukur @anneheche shkoi në parajsë. Do të më mungojë tmerrësisht ajo dhe do të ruaj të gjitha kujtimet e bukura që kemi ndarë. Anne ishte gjithmonë personi më i sjellshëm, që nxirrte gjithmonë më të mirën tek unë. Ajo ishte kaq mbështetëse me gjithçka që mund të bënte për të ndihmuar. Më është thyer zemra”, shkruan ajo.

Automjeti i Heche shpërtheu në flakë pasi përfundoi 30 metra brenda një shtëpie dykatëshe, duke e bërë pronën të pabanueshme. Heche është nënë e dy fëmijëve. Ajo është shfaqur në Dancing ëith the Stars dhe ka qenë ish-partnerja e prezantueses së talk shoë-t amerikan Ellen DeGeneres.

anne heche

Sondazh

Poll