Bota

Masakra në Malin e Zi, një nga pacientët e plagosur në Cetinjë është në rrezik për jetën

Njëri nga pacientët e plagosur, i shtruar në QKUK, aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

13 Gusht 2022, 10:21 Nga d.a.
Masakra në Malin e Zi, një nga pacientët e plagosur në
masakra e cetinjes

MAL I ZI- Nga Qendra Klinike, me rastin e tragjedisë së djeshme në Cetinjë, është bërë e ditur se në atë institucion po trajtohen katër pacientë, tre janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre është në rrezik për jetën. Dy pacientë në spitalin e Cetinjës janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Vijesti, njëri nga pacientët e plagosur, i shtruar në QKUK, aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Pacienti i dytë është trajtuar kirurgjik pas pranimit, ka lëndime në strukturat e trurit dhe strukturat kockore të kokës dhe kraharorit, i rrezikohet jeta dhe ndodhet në Repartin Qendror të Mjekimit Intensiv”, thuhet në institucion.

Pacienti i tretë ka lëndim në organet e barkut, kryesisht në mëlçi, është trajtuar operativisht dhe po i nënshtrohet terapisë dhe monitorimit intensiv të mëtejshëm, i cili është vendosur edhe në reanimacion.

“Pacienti i katërt ka lëndime në qafë dhe gjoks, frakturë e hapur e krahut të djathtë, po ashtu është trajtuar kirurgjik dhe ende kërkon trajtim në reanimacion”, njofton Qendra Klinike.

Drejtori i spitalit të Cetinjes, Ivan Ivanoviç, tha për TVCG se në atë spital janë shtruar dy persona, një burrë dhe një grua, pasi janë lënduar në tragjedinë e djeshme, në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme.

Ata janë jashtë rrezikut. Fatkeqësisht, mes tyre ishin dy persona të cilët u shpallën të vdekur pas pranimit. Tre pacientë janë transportuar në QKUK”, ka thënë Ivanoviç, siç raporton Portali RTCG.

Masakra ndodhi më 12 gusht ku një 34-vjeçar me inicialet Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 11 të tjerë në Cetinjë të Malit të Zi. Pas mbërritjes së policisë autori ka vijuar të qëllojë kundët efektivëve ku më pas është ekzekutuar ngë një bashkëqytetar. Kyreministri i vendit Dritan Abazoviç ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe ka shpallur 3 ditë zie në vend.

masakra ne malin e zi ivan ivanoviç

Sondazh

Poll