Bota

“Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi telefonoi qiradhënësin pasi i vrau fëmijët dhe gruan

Ai e kishte filluar nga shtëpia e qiramarrësit e tij kur hyri në banesën e tyre rreth orës 15:30 dhe vrau 11 vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinoviç.

13 Gusht 2022, 09:50 Nga d.a.
“Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi telefonoi
masakra ne Malin e Zi

MAL I ZI- Detaje të reja janë zbuluar nga masakra e ndodhur ditën e djeshme në Malin e Zi ku 34-vjeçari Vuk Boriloviç ka vrarë dhjetë persona në Cetinjë, derisa më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga policia.

Autoritetet atje kanë treguar edhe me detaje se si Boriloviç vrau fqinjët e tij rend nëpër shtëpitë e tyre dhe para familjarëve të tyre. Ai e kishte filluar nga shtëpia e qiramarrësit e tij kur hyri në banesën e tyre rreth orës 15:30 dhe vrau 11 vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinoviç.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar edhe babanë e fëmijëve dhe burrin e Natashas, Millosh Martinoviç dhe i ka thënë: “Unë e kam vrarë familjen tënde”.

Për 45 minuta të tjera, Boriloviç me armë gjuetie në dorë shkoi edhe në shtëpitë e fqinjve të tjerë, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Masakra ndodhi më 12 gusht ku një 34-vjeçar me inicialet Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 11 të tjerë në Cetinjë të Malit të Zi. Pas mbërritjes së policisë autori ka vijuar të qëllojë kundët efektivëve ku më pas është ekzekutuar ngë një bashkëqytetar. Kyreministri i vendit Dritan Abazoviç ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe ka shpallur 3 ditë zie në vend.

masakra ne malin e zi vuk boriloviç natasha pajović martinoviç

Sondazh

Poll