Bota

VIDEO/Ulja e avionit vetëm pak metra mbi njerëzit dhuron spektakël në ishullin grek

Pamjet tregojnë uljen e avionit duke ju afruar pistës së Aeroportit të Skiathos me vetëm pak metra, ai vazhdon të ulet i sigurt në pistë.

13 Gusht 2022, 08:27 Nga d.a.
VIDEO/Ulja e avionit vetëm pak metra mbi njerëzit dhuron
ulja e avionit

GREQI- Një video tregon momentin dramatik që një avion i Wizz Air fluturoi pothuajse në një distancë prekëse nga turistët në Greqi është bërë virale në mediat sociale.

Sipas ABC News, pamjet tregojnë uljen e avionit duke ju afruar pistës së Aeroportit të Skiathos me vetëm pak metra, ai vazhdon të ulet i sigurt në pistë. Por kjo nuk është domosdoshmërisht një dukuri e pazakontë në ishullin grek. Pista në aeroportin e Skiathos është vetëm 1628 metra e gjatë dhe, për shkak të gjeografisë së ishullit, pilotët duhet t'i afrohen uljes shumë më poshtë se sa në aeroportet e tjera.

Në mënyrë tipike, pistat në aeroportet komerciale janë rreth 2,400 dhe 3,900 metra të gjata. Turma njerëzish u mblodhën për të parë uljen e tij e cila ishte vetëm pak metra mbi kokat e tyre.

ulja e avionit ne greqi

Sondazh

Poll