Bota

Masakra me 11 viktima në Cetinjë, Osmani: Kosova qëndron me Malin e Zi

Në një postim në Twitter Osmani u shpreh se Kosova i qëndron pranë Malit të Zi dhe i uroi shërim të shpejtë dhjetëra personave që mbetën të plagosur.

13 Gusht 2022, 08:00 Nga d.a.
Masakra me 11 viktima në Cetinjë, Osmani: Kosova qëndron me Malin
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e saj për 11 viktimat e masakrës së Cetinjës në Malin e Zi.

Në një postim në Twitter Osmani u shpreh se Kosova i qëndron pranë Malit të Zi dhe i uroi shërim të shpejtë dhjetëra personave që mbetën të plagosur.

E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, familjeve që humbën të dashurit e tyre u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani.

Masakra ndodhi më 12 gusht ku një 34-vjeçar me inicialet Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 11 të tjerë në Cetinjë të Malit të Zi. Pas mbërritjes së policisë autori ka vijuar të qëllojë kundët efektivëve ku më pas është ekzekutuar ngë një bashkëqytetar. Kyreministri i vendit Dritan Abazoviç ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe ka shpallur 3 ditë zie në vend.

masakra ne malin e zi vjosa osmani vuçko boriloviç

Sondazh

Poll