Bota

Shaheen për VOA: Projektligji për Ballkanin Perëndimor i kundërvihet ndikimit të Moskës

Senatorja Jeanne Shaheen tha se akti mbi demokracinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor kërkon të kthejë vëmendjen e SHBA në një rajon ku ndikimi rus ka një histori të gjatë dhe që Moska mund ta shohë si një objektiv të dytë.

13 Gusht 2022, 07:37 Nga d.a.
Shaheen për VOA: Projektligji për Ballkanin Perëndimor i
Shaheen

SHBA- Një nga hartueset kryesore të projektligjit të paraqitur kohët e fundit në Kongresin amerikan për Ballkanin Perendimor, Jeanne Shaheen tha për Zërin e Amerikës se SHBA po ripërtërijnë vëmendjen e tyre në rajon mes shqetësimeve se Rusia po përpiqet të përkeqësojë tensionet etnike dhe të nxis konfliktet.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se akti mbi demokracinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor kërkon të kthejë vëmendjen e SHBA në një rajon ku ndikimi rus ka një histori të gjatë dhe që Moska mund ta shohë si një objektiv të dytë.

"Rusia ka interes të përpiqet të shtojë tensionet që tashmë ekzistojnë, të përpiqet të promovojë konflikte dhe ndërsa Rusia shqyrton se ku mund të shkojë pas Ukrainës, sigurisht që Ballkani Perëndimor është një nga vendet. Nuk mund ta imagjinoj që dikush në botë por veçanërisht në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor tek shikon atë që po ndodh në Ukrainë të mendojë se do të donte që Rusia të ndërhynte dhe të bënte të njëjtën gjë në vendet e tyre"- tha Shaheen.

Një grup senatorësh amerikanë, demokratë dhe republikanë, kanë prezantuar një projektligj për Ballkanin Perëndimor. Sipas projektligjit, që është iniciuar nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe republikani Roger Wicker, synohet që shtetet e Ballkanit të mbështeten në aspektin ekonomik dhe në luftën kundër korrupsionit e aktiviteteve destabilizuese.

Projektligji i propozuar nga senatorët amerikanë duhet të debatohet në komitetet përkatëse të Senatit, më pas të dërgohet në Senat për miratim. Kur të marrë miratimin e senatorëve, dërgohet për miratim përfundimtar para Dhomës së Përfaqësuesve. Pas këtyre procedurave, projektligji nënshkruhet nga presidenti dhe shndërrohet në ligj.

jeanne shaheen projektligji për ballkanin perëndimor kongresi amerikan

Sondazh

Poll