Bota

Burri del të gjuajë për derra të egër, qëllon fqinjën me çifte

Kur e kuptoi që derrat e egër i ishin afër, gjuetari nxori çiften dhe filloi t’i qëllonte.

11 Gusht 2022, 22:35 Nga F.M
Burri del të gjuajë për derra të egër, qëllon
Derra

GREQI- Një burrë ka plagosur aksidentalisht një grua teksa kishte dalë për gjueti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kryoner në Greqi. Banori kishte dalë për gjueti, në kërkim të derrave të egër që zbresin nga malet në kërkim të ushqimit.

Kur e kuptoi që derrat e egër i ishin afër, gjuetari nxori çiften dhe filloi t’i qëllonte. Por një prej plumbave kapi një fqinjën e gjuetarit. Policia u njoftua për ngjarjen dhe autori është arrestuar në vendngjarje. Fëinja e plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevijshme mjekësore.

greqi plagosje ne greqi

Sondazh

Poll