Bota

E quante baba, por e kishte të dashur/ Plagoset Vali Corleone, 22-vjeçarja Anita Syla e qëllon me 40 plumba

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë pistoletë dhe 40 gëzhoja.

11 Gusht 2022, 10:14 Nga k.m.
E quante baba, por e kishte të dashur/ Plagoset Vali Corleone,
Princ Valentino Corleone

PRISHTINË- Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është shtënë ndaj Princ Valentino Corleone në Kosovë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë pistoletë dhe 40 gëzhoja. Ndërsa në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua rreth moshës 22 vjeç, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën. 

E reja që e qëlloi është Anita Syla, e dashura e Vali Corleone, e cila është arrestuar nën akuzën e tentativës së vrasjes. Pasi bashkëjetuesja Syla  e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Mjekët kanë informuar Policinë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur 22-vjeçaren dhe një dëshmitare, që ndodhej aty në momentin kur e reja plagosi me armë Corleone. Ndërkohë mësohet se gjendja shëndetësore e Vali Corleone është e qëndrueshme.

Ndërsa Syla e quante veten si “Vajza e Corleones”, madje i kishte vendosur personazhit të njohur nofkën ‘Father King’. Po ashtu, në të kaluarën kishte pasur probleme me këngëtaren e njohur kosovare, Morena Taraku. 

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit. Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

princ valentino corleone kosove plagoset vali corleone

Sondazh

Poll