Bota

Kandidate për kryeministre në Britani, Truss: Skema e Ruandës do i mbajë larg emigrantët, do zgjerohet!

Sipas Truss, kjo skemë do të zgjerohet e se emigrantët e paligjshëm do të dëgohen edhe në vende të tjera si Ruanda.

10 Gusht 2022, 22:37 Nga F.M
Kandidate për kryeministre në Britani, Truss: Skema e Ruandës do
Emigrantët dhe Liz Truss

BRITANI E MADHE- Liz Truss, kandidatja për kryeministre në Britaninë e Madhe ka folur për krizën e emigrantëve që me kalojnë Kanalin me gomone e përmes Francës mbërrijnë në Angli. Ajo tha se plani i ekstradimit drejt Ruandës do të vijojë të zbatohet, pasi kjo gjë do t’i mbajë larg vendit emigrantët e paligjshëm dhe do të frenojë numrin e njerëzve që e marrin përsipër këtë udhëtim. Sipas Truss, kjo skemë do të zgjerohet e se emigrantët e paligjshëm do të dëgohen edhe në vende të tjera si Ruanda.

"Kam pasur një bisedë shumë të ashpër me ministrin e jashtëm francez dy javë më parë, sepse francezët nuk po vendosin staf të mjaftueshëm në kufijtë në Dover për tu marrë me ngarkesat e gjata. Do të jem shumë e qartë dhe e fortë në negociatat e mia me francezët. Kështu që unë jam e përgatitur të ndërmarr veprime të fuqishme me francezët dhe me BE-në për t'i kryer gjërat. Çështja është se njerëzit po marrin në telefon avokatët e tyre kur ata janë gati të nisen. Dhe ata po përdorin Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të ndaluar dërgimin e tyre në Ruanda, kështu që kjo është çështja me të cilën duhet të merremi. Kjo skemë do të vijojë dhe nuk do të jetë vetëm Ruana vendi ku do dërgohen emigrantët. Kemi plane dhe ajo që dua të bëj është që të shmang edhe largimin e ‘trurit’ nga vende të tjera. Kjo skemë do t’i mbajë larg nesh emigrantët e paligjshëm,”- tha Truss.

Emigrantët, kryesisht ata shqiptarë janë kthyer në një problem të madh për Anglinë. Vetëm ditët e fundit, mediat britanike shkruajnë pafund artikuj për shqiptarët që kalojnë përmes Francës e në këmbim të 5 mijë paundëve përfundojnë në Angli. Madje së fundi ka pasur edhe ulje të çmimit. Grupet kriminale dyshohet të jenë nëntë dhe çdo reklamim e bëjnë në Tik Tok.

liz truss

Sondazh

Poll