Aktualitet

VIDEO/ Humbin katër holandezë në Berat, kërkojnë ndihmë nga policia

Ata kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për tu kthyer sërish në hostel.

10 Gusht 2022, 17:45 Nga F.M
VIDEO/ Humbin katër holandezë në Berat, kërkojnë
Holandezët në Berat

BERAT- Katër turistë holandezë kanë humbur në qytetin e Beratit dhe nuk kanë ditur të shkojnë në një ‘hostel’ që kishin paguar për tu akomoduar. Pasi kishin shëtitur disa orë në lagjet e Beratit, në përpjekje për të gjetur vendin ku kishin fjetur një natë më parë, holandezët i janë drejtuar policisë.


Ata kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për tu kthyer sërish në hostel. Me ndihmën e efektivëve ata kanë gjetur vendin që kërkonin dhe janë akomoduar.

berat turistet ne berat

Sondazh

Poll