Aktualitet

VIDEO/ Sezoni turistik, Policia kontrolle të shtuara në Vlorë, 3 shoferë në pranga dhe 6 nën hetim

Janë vendosur gjithsej 1375 masa administrative, nga të cilat: 189 masa për tejkalim shpejtësie; 30 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 9 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 161 masa për parakalime të gabuara; 585 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit; 354 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

10 Gusht 2022, 16:17 Nga e.k
VIDEO/ Sezoni turistik, Policia kontrolle të shtuara në Vlorë, 3
Makina e sekuestruar

VLORË- Për shkak edhe të sezonit turistik dhe fluksit të madh të turistëve dhe mjeteve Policia e Vlorës ka shtuar masat dhe kontrollet me synim parandalimin e aksidenteve.

"Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", thuhet në njoftimin e Policisë.

Janë vendosur gjithsej 1375 masa administrative, nga të cilat: 189 masa për tejkalim shpejtësie; 30 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 9 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 161 masa për parakalime të gabuara; 585 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit; 354 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

NJOFTIMI I POLICISË VLORË

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll