Bota

Barcelonë/ Nga sot gratë mund të qëndrojnë “topless” në pishinat e qytetit

7 Gusht 2019, 19:38 Nga DOSJA
Barcelonë/ Nga sot gratë mund të qëndrojnë

BARCELONË- Barcelona sot ka konfirmuar vendimin se gratë mudj të lahen dhe të qëndrojnë topless në pishinat e qytetit.

Pas shumë ankesave se janë ndjerë të diskriminuara ndaj atyre që zhvisheshin më shumë, nga sot e tutje ato mund të qëndrojnë topless.

Në një raport të lëshuar në fund të qershorit, disa pishina të disa zonave ën Barcelonë u zbuluan se kishin rregulla që kufizonin të drejtat e grave në zona të caktuara të biznesit,  sipas këshillit.

Si rezultat, zyra e këshillit kundër diskriminimit dërgoi një raport në çdo grup bashkie duke iu kujtuar atyre të garantojnë barazi dhe të mos i pengojnë gratë të shkojnë në pishina topless.

Një zëdhënëse e këshillit të Barcelonës i tha për CNN se nuk ka asnjë rregull me shkrim që tregon se çfarë duhet të veshin njerëzit në pishinat e qyeteteve ku atao banojnë. Por diskriminimi në bazë të gjinisë është i ndaluar.

“Në shumicën e pishinave gratët shkonin toplëss, dhe është normale që gratë të shkojnë të rrinë topless”-  tha ajo për CNN.” Kjo nuk është një iniciativë e re. “

Mugrons Lliures u gëzua nga ky lajm, duke thënë se Barcelona tani është më elitare dhe e lirë.

Qyteti është një destinacion jashtëzakonisht i popullarizuar i udhëtimit falë ushqimit, arkitekturës unike dhe jetës së natës. Plus që ka një plazh fantastik tre milje të gjatë.

Burimi: CNN 

 A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota barcelone grate do te dalin topless vendimi barcelone grate do te dalin topless vendimi

Sondazh

Poll