Bota

Lajmi për deklaratën e Trump pas sulmeve në SHBA, “New York Times” ndryshon titullin në faqet e para

7 Gusht 2019, 12:26 Nga DOSJA
Lajmi për deklaratën e Trump pas sulmeve në SHBA, “New York

SHBA- Ashtu siç do media edhe prestigjiozja “New York Times”, ka raportuar mbi postimet e Presidentit amerikan President Trump.

Por duke qenë se presidenti Trump, gjithmonë në komentet e tij me nuanca racizmi, siç duket New York Times, ka raportuar këtë ngjarje duke ndjekur një linjë jo të drejtë.

Titulli origjinal i lajmit të “New York Times”, për komentin e Trump, ka qenë kështu: “Trump kërkon unitet kundër racizmit.” Por ky fakt ka shkaktuar akuza ndaj gazetës prestigjioze, pasi po ushqente narracionin e presidentit.

New York Times u detyrua të ndryshojë titullin e saj në faqen e parë për gazetën e së martës, në mes të një reagimi intensiv mbi portretizimin e deklaratës së Donald Trump, mbi sulmet e fundjavës në Amerikë.

Titulli origjinal ishte kështu, “TRUMP URGES UNITY VR RACISM”. Shumë njerëz u ankuan se formulimet i ushqenin racizmin e Trumpit se ata që kritikuan retorikën e tij të vazhdueshme, disa prej të cilave ishin pa paguar në manifestin e supozuar të personit të armatosur në El Paso, ishte lojë politike.

Titulli i parë tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Ndërsa ky titull po shpërndahej mijëra herë, New York Times ndryshoi titullin për herë të dytë.

Një zëdhënës i “Times” tha për Washington Post: “Titulli ishte i keq dhe ishte ndryshuar për edicionin e dytë”.

Por dukej se dëmi ishte bërë tashmë. Shumë demokratë të shquar, disa kandidatë për presidentë, akuzuan “New York Times” për shtrembërimin lajmit për Trump.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota new york times racist titulli i lajmit per trump new york times racist titulli i lajmit per trump

Sondazh

Poll