Bota

Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, shënohen të paktën 35 të infektuar

Sipas një artikulli të botuar në “New England Journal of Medicine”, përgjegjës për infeksionin ‘LayV’ është një lloj miu.

9 Gusht 2022, 22:03 Nga F.M
Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë,
Foto Ilustruese

KINË- Të paktën 35 persona kanë rezultuar të infektuar me një virus të ri që po qarkullon në Kinë dhe që e ka origjinën nga minjtë. Virusi me origjinë shtazore është përhapur që nga viti 2018 në provincat kineze Shandong dhe Henan.

Sipas një artikulli të botuar në “New England Journal of Medicine”, përgjegjës për infeksionin ‘LayV’ është një lloj miu.

Njerëzit e infektuar kanë simptoma si ethe, lodhje, kollë, anoreksi, dhimbje muskujsh dhe të vjella. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim për virusin dhe e vetmja që këshillohet është kujdesi.

Virusi, sipas studiuesve nuk kalon lehtë nga njeriu te njeriu, por që çdokush duhet të ruhet e të ketë kujdes. Deri më tani nuk është vërtetuar që ky virus të ketë kaluar kufijtë e vendit.

virusi layv

Sondazh

Poll