Bota

Ish-zëvendëskryeministri serb: Vuçiç e ka në mendje ndarjen e Kosovës

Koraq u shpreh se në një situatë të tillë të tensionuar dialogu mes vendeve do të jetë i vështirë. Ai e konsideron si të rrezikshme moszbatimin e marrëveshjeve të arritura ku Beogradi s’mund të jetë i befasuar për vendimin e Prishtinës për zbatimin e tyre. 

9 Gusht 2022, 21:51 Nga e.k
Ish-zëvendëskryeministri serb: Vuçiç e ka në mendje
Zharko Koraq

SERBI- sh-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq, ka folur në një intervistë në lidhje me qasjen që ka Beogradi zyrtar e sidomos presidenti, Aleksandar Vuçiq në lidhje me Kosovën.

"Përnjëmend unë se kam pa këtë rast, por është e sigurt që ai plani i vjetër që ekziston nga shkrimtari Dobrica Çosiq e edhe më parë për ndarjen e Kosovës është në kokat e disa njerëzve. S’ kam dëgjuar Aleksandar Vuçiqin publikisht të flet për këtë, por jam i sigurt që ai këtë e ka në kokë. Tema për të cilën ai ka folur është vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Koraq për Klan Kosova, kur u pyet se si i komenton deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Moska po komandon Beogradin.

Në një intervistë të dhënë më herët nga kryeministri, Albin Kurti për gazetën italiane 'La Repubblica' ai e sqaroi në këtë mënyrë lidhjen e fortë ruso-serbe e enkas atë mes Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin.

“Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në ata rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës”, tha Kurti.

Koraq u shpreh se në një situatë të tillë të tensionuar dialogu mes vendeve do të jetë i vështirë. Ai e konsideron si të rrezikshme moszbatimin e marrëveshjeve të arritura ku Beogradi s’mund të jetë i befasuar për vendimin e Prishtinës për zbatimin e tyre. 

“Në Evropë absolutisht ai nuk mundet të krahasohet me askënd. Vuçiq është pandërprerë në media dhe merret me propagandë politike. Ai paraqitet si i vetmi që do ta mbroj popullin serb", tha Koraq.

zharko koraq

Sondazh

Poll