Bota

FBI kontrolle në shtëpinë e Trump/ VOA: Mister arsyeja, pse dyshohet se u shkel ligji për dokumentet presidenciale

Sipas ligjeve, gjithshka, lista e telefonatave, projekt-fjalimet, fjalimet, shënimet me dorë dhe gjithshka tjetër nga aktiviteti i një presidenti, duhet t’i dërgohet Arkivave Kombëtare për ruajtje pas përfundimit të mandatit.

9 Gusht 2022, 21:00 Nga e.k
FBI kontrolle në shtëpinë e Trump/ VOA: Mister arsyeja, pse
Foto ilustruese

SHBA- Rrethanat rreth kontrollit të shtëpisë së ish Presidentit Trump, nuk janë plotësisht të qarta, por FBI-ja dihej që po hetonte rreth disa kutive me dokumente të klasifikuara, të gjetura në shtëpinë e zotit Trump në Florida, pasi ai ishte larguar nga detyra.

Sipas ligjeve, gjithshka, lista e telefonatave, projekt-fjalimet, fjalimet, shënimet me dorë dhe gjithshka tjetër nga aktiviteti i një presidenti, duhet t’i dërgohet Arkivave Kombëtare për ruajtje pas përfundimit të mandatit.

Çdo dokument presidencial është pronë e qeverisë amerikane dhe ruhet në Arkivat Kombëtare, sipas drejtuesve të arkivit. Ligji për këtë është miratuar në vitin 1978.

Për dokumentet e paklasifikuara, publiku mund të bëjë kërkesa në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, për t’u njohur me to, 5 vjet pasi ato kanë shkuar në arkiva, ndonëse ish presidentët kanë të drejtë të kërkojnë që një pjesë e dokumenteve mos të hapen deri në 12 vjet pas largimit të tyre nga detyra.

Sipas historianëve që studiojnë këto dokumente, pa patur qasje në këto materiale, publiku nuk mund të shikojë të vërtetën, por vetëm të vërtetën që u serviret nga zyrtarët./ VOA

donald trump fbi zbarkon ne shtepine e donald trump

Sondazh

Poll