Bota

FT+VD/ Stuhi të fuqishme në Itali, rrugët kthehen në 'lumenj', rrjedha e fortë merr para makinat

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia. 

9 Gusht 2022, 19:14 Nga e.k
FT+VD/ Stuhi të fuqishme në Itali, rrugët kthehen në
Pamje nga përmbytjet

ITALI- Stuhi të forta goditën zonat e brendshme të qendrës gjatë pasdites në Campania. Stuhi të forta dhe të vazhdueshme kanë goditur shumicën e zonave të brendshme të rajonit.

Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në video rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

FT+VD/ Stuhi të fuqishme në Itali, rrugët kthehen në

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia. 

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook. 

itali costantino giordano

Sondazh

Poll