Bota

Mega-operacioni “Totobo” në Stamboll, 59 persona të arrestuar, 55 mln euro përfunduan në Maqedoninë e Veriut

Sipas Policisë turke operacioni vazhdon dhe është është një nga operacionet më të mëdha të kryer kund goditjes së basteve të paligjshme. 

9 Gusht 2022, 18:07 Nga e.k
Mega-operacioni “Totobo” në Stamboll, 59 persona të
Persoant e arrestuar dhe makinat e sekuestruara

TURQI- Një miliard lira turke (55 milionë euro) është llogaritur vlera e krimit të bandës “Totobo”, e cila kryente operacionet e saj me baste të paligjshme në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni, sipas mediave turke. 

Falë një operacioni 8 mujor të Policisë së Stambollit, 59 persona janë arrestuar ndër to dhe krerët e bandës.

Sipas Policisë turke operacioni vazhdon dhe është është një nga operacionet më të mëdha të kryer kund goditjes së basteve të paligjshme. 

Ekipet e policisë së Stambollit nga departamenti i krimit kibernetik kanë kryer dje operacione të koordinuara në 8 qytete. Gjithashtu u ndalua edhe kreu i bandës, Ozkan G. 

Pas monitorimit të llogarive të anëtarëve të bandës, u konstatua se për një periudhë rreth një vjeçare, ata kryenin një xhiro prej 1 miliardë lirash, të cilat dërgoheshin jashtë vendit, kryesisht në Maqedoninë e Veriut në formën e kriptomonedhave.

Autoritetet turke dyshonte se një pjesë e këtyre parave kishin përfunduar tek anëtarët e një organizate terroriste.

turqi

Sondazh

Poll