Bota

Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë, dialogu me Serbinë dhe siguria në fokus të takimit

Në takim është biseduar ndër të tjera edhe për zhvillimet politike në vend dhe gjendjen e sigurisë.

9 Gusht 2022, 15:16 Nga e.k.
Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e BE-së në
Kryeministri Albin Kuri në takim me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme në një takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Në takim ndër të tjera është biseduar edhe për zhvillimet politike në vend dhe gjendjen e sigurisë, shkruajnë mediat në Kosovë. 

“Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

“Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë", thuhet më tej.

Vendet e Quint-it janë 5 nga vendet më të fuqishme në botë, përkatësisht Shtetet e Bashkuara Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. 

 

 

 

albin kurti

Sondazh

Poll