Aktualitet

Bie nga shkallët teksa punonte, plagoset 48-vjeçari në Himarë

Ai është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

9 Gusht 2022, 17:34 Nga F.M
Bie nga shkallët teksa punonte, plagoset 48-vjeçari në
Ambulanca

VLORË- Një 48-vjeçar me inicialet A.A., banues në Fier ka mbetur I lënduar pasi ka rënë nga shkallët teksa ishte duke punuar në një hotel në Himarë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 48-vjeçari është rrëzuar në mnëyrë aksidentale. Ai është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë: Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e vlores

Sondazh

Poll