Bota

Kosova shpalli non-grata spiunen, ambasada ruse në Serbi: Provokim nga institucionet e përkohshme

Në një njoftim të publikuar për mediat, ambasada ruse në Serbi shprehet se ky është një provokim nga institucionet e përkohshme të Kosovës.

8 Gusht 2022, 09:35 Nga d.a.
Kosova shpalli non-grata spiunen, ambasada ruse në Serbi: Provokim nga
Daria Aslamova

SERBI- Ambasada ruse në Beograd ka reaguar ashpër pas shpalljes non-grata të gazetares dhe spiunes ruse Daria Aslamova e cila u arrestua nga autoritetet e Kosovës në pikë kufitare në veri.

Në një njoftim të publikuar për mediat, ambasada ruse në Serbi shprehet se ky është një provokim nga institucionet e përkohshme të Kosovës.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse shkruan KosovoOnline.

Rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

daria aslamova xhelal sveçla ambasada ruse ne serbi

Sondazh

Poll