Bota

'Ukraina po vë në rrezik civilët', Amnesty International kërkon ndjesë pas kritikave të Zelenskyyt

Publikimi i raportit shkaktoi dorëheqjen e kryetares së “Amnesty International” për Ukrainën dhe nxiti kritika nga Kievi e diplomatë perëndimorë, të cilët akuzuan autorët e tij për pretendime të paqarta që dukej se barazonin veprimet mbrojtëse të ushtrisë ukrainase, me taktikat e pushtuesve rusë.

7 Gusht 2022, 15:52 Nga e.k
'Ukraina po vë në rrezik civilët',  Amnesty
Pamje nga lufta

UKRAINË- Organizata “Amnesty International” kërkoi ndjesë të dielën për “shqetësimin dhe zemërimin” që ka shkaktuar një raport i saj publikuar të enjten, ku akuzohej Ukraina për vënien në rrezik të civilëve.

Por organizata tha sot se megjithatë i qëndron plotësisht gjetjeve të paraqitura. Në një email dërguar agjencisë “Reuters” të dielën, “Amnesty International” shkruante se kishte gjetur forcat ukrainase pranë zonave civile, në 19 qytete e fshatra që kishte vizituar, gjë që siç thotë organizata, i kishte ekspozuar ata ndaj sulmeve ruse.

Publikimi i raportit shkaktoi dorëheqjen e kryetares së “Amnesty International” për Ukrainën dhe nxiti kritika nga Kievi e diplomatë perëndimorë, të cilët akuzuan autorët e tij për pretendime të paqarta që dukej se barazonin veprimet mbrojtëse të ushtrisë ukrainase, me taktikat e pushtuesve rusë.

Kryetarja e dorëhequr e “Amnesty International” për Ukrainën, Oksana Pokalchuk, tha se kjo organizatë nuk mori parasysh kundërshtimin e saj ndaj raportit, duke shtuar se ai ishte një dhuratë propagande për Moskën, shkruajnë mediat e huaja.

“Prioriteti i Amnesty International në këtë dhe në çdo konflikt është të sigurojë që civilët të mbrohen. Në të vërtetë, ky ishte objektivi ynë i vetëm kur publikuam këtë pjesë të fundit të kërkimit. Ndërsa ne i qëndrojmë plotësisht gjetjeve tona, na vjen keq për dhimbjen e shkaktuar", thuhet në deklaratë.

Në emailin e saj të dielën, Amnesty tha se kishte gjetur forcat ukrainase pranë rezidencave civile në 19 qytete dhe fshatra që vizitoi, duke i ekspozuar ato ndaj rrezikut të zjarrit rus.

“Kjo nuk do të thotë se Amnesty International i mban forcat ukrainase përgjegjëse për shkeljet e kryera nga forcat ruse, as që ushtria ukrainase nuk po merr masat e duhura paraprake diku tjetër në vend”, thuhet më tej në deklaratë.

ukraine amnesty international

Sondazh

Poll