Bota

'Është faji i tij për recesionin', 'ndizet' gara për kryeministrin e ri të Britanisë, Truss akuza të forta ndaj kundërshtarët

Votuesit konservatorë duket se janë në anën e Truss, me një sondazh që zbulon se 48 për qind e mbështesin Sekretaren e jashtme, kundrejt 22 për qind për kundërshtarin e saj.

7 Gusht 2022, 15:19 Nga e.k
'Është faji i tij për recesionin', 'ndizet'
Liz Truss dhe Rishi Sunak

BRITANI- Gara për karrigen e numrit një të qeverisë britanike ka hyrë në zonën e zjarrit pasi tashmë kandidatët Lizz Truss dhe Rishi Sunak kanë vazhduar me akuza kundrejt njeëri-tjterit. 

Ka qenë Truss ajo që akuzoi Sunak se politikat që kanë çuar në situatën aktuale u vendosën kur në detyrë ishte ai.

Megjithatë, mbështetësit e këtij të fundit thanë se planet për uljen e taksave të zonjës Truss vetëm sa do t’i përkeqësonin gjërat. Votuesit konservatorë duket se janë në anën e Truss, me një sondazh që zbulon se 48 për qind e mbështesin Sekretaren e jashtme, kundrejt 22 për qind për kundërshtarin e saj.

Truss sulmoi dje politikat ekonomike të ndjekura nga kundërshtari i saj, teksa u zotua të ndryshojë normat e sigurimeve, shkruan The Sun.

Ajo premtoi gjithashtu të heqë taksat e gjelbra për faturat e energjisë, çka rëndon buxhetin e familjeve britanike me 150 paund në vit.

Truss theksoi se Britania po shkonte drejt recesionit për shkak të politikave aktuale.

“Nëse ulen taksat në ndihmë të kompanive çka nxit ekonominë, nuk është e vështirë që gjërat të vihen në kontroll. Të kesh taksat më të larta për 70 vjet nuk do të rrisë ekonominë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë përgjigja e kandidatuit Sunak për të tilla akuza ishte vetëm se do të ishte i gatshëm të ndihmonte familjet dhe personat në pension të cilët përballen me vështirësi ekonomike.
Ai tha se planet tatimore të zonjës Truss nuk do t’i ndihmonin personat të cilët gjenden në të vërtetë në vështirësi ekonomike, sidomos gjatë periudhës së dimrit dhe atë çka pritet të vijë.

britani e madhe lizz truss rishi sunak

Sondazh

Poll