Aktualitet

Pa u mbushur java nga ngjarja tragjike e Potamit, drejtuesi i gomones s'respekton kordonin e sigurisë, gjobitet

Policia e Vlorës, nisur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ka lokalizuar mjetin lundrues që ka thyer zonën e kufizimit, duke u futur në bregun e Potamit duke transportuar disa pasagjerë.

7 Gusht 2022, 15:36 Nga e.k
Pa u mbushur java nga ngjarja tragjike e Potamit, drejtuesi i gomones
Policia kufitare Vlorë

VLORË- Pa u mbushur 1 jave nga ngjarja tragjike e Potamit ku një 7-vjeçare u vra nga një gomone që drejtohej nga drejtuesi i lartë i Policisë së Elbasanit drejtuesit e mjeteve lundruese duke që nuk kanë zënë mend.

Policia e Vlorës, nisur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ka lokalizuar mjetin lundrues që ka thyer zonën e kufizimit, duke u futur në bregun e Potamit duke transportuar disa pasagjerë.

Pas konstatimit, Policia i ka vendosur gjobë me vlerë 100.000 mijë lekë të rinj ndërkohë ka bllokuar në Himarë edhe 2 mjete të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion.

"Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës", thuhet në njoftimin e Policisë.

vlore policia kufitare vlore

Sondazh

Poll