Art&Argëtim

Dafina Zeqiri thumbon haptazi kolegët: Pandemi tallavaje, rrëqethëse! (Thumbi për Capital T)

Dafina ka thumbuar haptazi kolegët e saj, duke shkruar se tashmë industria muzikore është kthyer në një “pandemi tallavaje”.

7 Gusht 2022, 12:43 Nga k.m.
Dafina Zeqiri thumbon haptazi kolegët: Pandemi tallavaje,
Dafina Zeqiri

PRISHTINË- Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri është shumë e dashur për publikun, e cila ka sjellë hite të njëpasnjëshme këtë verë. Së fundmi, ajo ka habitur me postimin e fundit në Instastory, Dafina ka thumbuar haptazi kolegët e saj, duke shkruar se tashmë industria muzikore është kthyer në një “pandemi tallavaje”.

"Shoh një pandemi "tallavaje" që po ndodh në industrinë tonë muzikore... kaq rrëqethëse,"-shkruan ajo. 

Dafina Zeqiri thumbon haptazi kolegët: Pandemi tallavaje,

Kënga e fundit me ritme të tilla është ajo e reperit Capital T, i cili ka bërë një bashkëpunim me Anxhela Peristerin dhe Mandin e Nishtullës, por Dafina nuk përmend asnjë me emër.

Ndërkohë që edhe nga pala tjetër ka heshtje dhe nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me akuzat e Dafinës. 

dafina zeqiri

Sondazh

Poll