Daria Aslamova, spiunia ruse që u arrestua nga Policia e Kosovës, e shpallin "non grata"
E për shkak të aktivitetit të saj, Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete. Më konkretisht, Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017.
PRISHTINË- Rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.
“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës,”-shkruan ministri në rrjetet e tij sociale.
Në disa fotografi që ai ka shpërndarë përmes postimit të tij në Facebook, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad. E për shkak të aktivitetit të saj, Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete. Më konkretisht, Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017. Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.
Por, kush është Daria Aslamova? Cili ka qenë roli i saj konkret në veri të Kosovës?
Pikëpyetjet për të fillojnë që me lindjen e saj. Disa burime thonë se ajo ka lindur në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, me datën 9 shtator, 1969. Por, një version më i besueshëm është dhënë që Aslamova u lind në Khabarovsk, qytet në jug-lindje të Rusisë, po ashtu në shtator të të njëjtit vit. Çfarë dihet me siguri është shkollimi i saj në Universitetin Shtetëror të Moskës në Departamentin e Gazetarisë. E famshme do bëhej në vitet 90-të kur punonte për “Komsomolskaya Pravda”, dikur gazetë ruse, tani tabloid me pronar, Grigory Berezkin, që ka lidhje të afërta me Gazprom-in.
I shërben pushtetit atje dhe njihet për shkrimet konspiracioniste, si ai i vitit 2015 kur në faqen e parë ishte vendosur një artikull që pretendonte se “SHBA-të kanë orkestruar Charlie Hebdo-n”. Shkrimi s’kishte asnjë informacion të bazuar.
Aslamova kishte filluar të mbulonte zonat e luftës, apo “pikat e nxehta” dhe u bë e njohur për mbulimin e aspektit seksual të konflikteve, fushë e pambuluar më parë nga të tjerët. Në vitin 2011 ishte arrestuar katër herë në Egjipt, ku kishte shkuar si gazetare, por në fakt ishte me detyrë rekrutuese. Viti 2012 e gjen atë në rajonin e kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Ajo ishte futur fshehurazi edhe në kampe luftimesh. Më pas, kishte realizuar edhe intervistë me presidentin sirian, Bashar al-Assad, por kishte pretendime se ajo në fakt e kishte joshuar Assad-in për të realizuar intervistën.
Por përtej karrierës si gazetare, një faqe në internet me emrin “Croë” kishte zbuluar se “gazetarja ruse Daria Aslamova është një yll pornografie”. Në rrjet ka plot foto eksplicite të saj me të brendshme, disa prej të cilave janë publikuar në ballinat e revistave ruse të seksit.
Sa i përket ndalimit për të hyrë në një vend, ajo e ka të pamundur të shkojë në Moldavi. Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, ka raportuar se shërbimet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen “pasi ajo nuk ka mundur të arsyetojë arsyen e vizitës”. Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, pati thënë se gazetarja ishte nisur për ta intervistuar atë dhe pati kritikuar autoritetet e sigurisë për një vendim të tillë. Dodon është njohur po ashtu për qëndrimet e tij pro-Rusisë.
Në fakt, Aslamova s’ishte lënë të futej në Moldavi jo për historinë e saj dhe lidhjet, por për faktin se tashmë ishte zbuluar se punonte për inteligjencën ruse. Tani ka mbetur që autoritetet e Kosovës por edhe partnerët ndërkombëtarë të vendit, të zbulojnë arsyen se përse ajo kishte shkuar në një zonë ku ka minoritet serb, e cili është roli i saj.
Sondazh
Çfarë fshihet pas tensioneve Kinë-Tajvan?
Flamuri i Tajvanit TAJVAN- Tensionet mbi Tajvanin po rriten për shkak të një vizite të kryetares së Dhomës së P&eum...
Pesë të tjerë të arrestuar në Brazil për vrasjen e Dom Phillips dhe Bruno Pereira
Dom Phillips DHE Bruno Pereira BRAZIL- Policia braziliane arrestoi pesë persona të tjerë në lidhje me vrasjen e gazetarit britanik...
LUFTA/OKB ngre alarmin për sulmet pranë centralit bërthamor, në Kosovë arreshtohet gazetarja ruse për spiunazh
lufta ne ukraine UKRAINË- Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së ka bërë thirrje për një fund të menjëhershë...
Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez
sulmet ne Gaza Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri...
Analiza e DW: Gjermania në dilemën e Tajvanit
Pelosi TAJVAN- Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del parasysh Katedralja Gjermane në Berlin. Përfaqësuesi i Tajvanit n&...
Anija e parë me flamur të huaj mbërrin në Ukrainë që nga shkurti, në pritje të ngarkesës me grurë
Anije mallrash UKRAINË- Një anije me flamur të huaj mbërriti në Ukrainë të shtunën për herë të ...
Dimitrov: Çdo përdorim i termit “maqedonas i veriut” është fyerje për maqedonasit
Nikolla Dimitrov MAQEDONIA E VERIUT- Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, është shprehur se kohëv...
Dhjetëra të zhdukur dhe të plagosur nga zjarri në objektet e naftës në Kubë
Zjarr ne Kube KUBË- Të paktën 17 të zhdukur dhe 77 të plagosur janë raportimet e para për zjarrin që shpërtheu...
Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës në Ujman: Do shtojmë patrullimet në atë zonë
Lars-Gunnar ëigemark KOSOVË- Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar pasi Policia kufitare e Kosovës &eu...
Viktor Orban në Teksas: Duam më pak drag queens dhe më shumë Chuck Norris
Viktor Orban SHBA- Anëtarët e Konferencës Konservatore të Veprimit Politik (CPAC) në Teksas e përshëndetën kryemini...
