Editorial

Nis mbledhja e KED-së, po përcaktohet fati i ish-kryeinspektores së KLD-së, emrat që janë pranuar

Nis mbledhja e KED-së, ku po shqyrtohen kërkesat për riçelur garën për ILD. Deri më tani janë pranuar si kandidatë Artur Malajt, Artur Metanit dhe Eris Hysit. Por shyrtohet ish-kryeinspektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari.
Featured image of article: Nis mbledhja e KED-së, po përcaktohet fati i ish-kryeinspektores së KLD-së, emrat që janë pranuar

Tiranë– Pak minuta më parë nisi mbledhja e KED, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa për të riçelur garën për kandidatët për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Raportohet se KED do të përcaktojë sot fatin e ish-kryeinspektores së Këshillit të Lartë të Drejtësisë Marsida Xhaferllari. Ajo do të mësojë nëse i plotëson ose jo kushtet për të qenë kandidate për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Pritet që javën e ardhshme KED  të nisë procedurën e intervistimit të kandidatëve për ILD dhe Gjykatën Kushtetuese.

Theksojmë se i është lejuar kandidimi Artur Malajt, Artur Metanit dhe Eris Hysit, e ndërsa nuk është pranuar kandidatura e Klodjan Rados.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment