Aktualitet

Sherri në Vlorë, Policia: Të plagosur kanë mbetur dy persona

Mësohet se të lënduar kanë mbetur një 38 vjeç dhe një 42-vjeçar, të cilët janë konfliktuar me tre persona të tjerë për motive të dobëta.

6 Gusht 2022, 20:53 Nga DOSJA
Sherri në Vlorë, Policia: Të plagosur kanë mbetur dy persona
Pamje nga sherri

VLORË- Dy persona kanë mbetur të lënduar nga sheri i pasditës së sotme në Vlorë. Mësohet se të lënduar kanë mbetur një 38 vjeç dhe një 42-vjeçar, të cilët janë konfliktuar me tre persona të tjerë për motive të dobëta.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Deri më tani raportohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Partnerët e këtyre të fundit kanë ndërhyrë dhe për pasojë konflikti është ndezur e ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike.

sherr ne vlore

Sondazh

Poll