Aktualitet

EMRI + FOTO/ Përdhunoi të renë në këmbim të një vendi pune në kazino, arrestohet shqiptari në Zimbabve

Në intervistën e zhvilluar më 30 qershor të këtij viti, vajzës i është kërkuar nga Tuci që të kryejë marrëdhënie seksuale me të në mënyrë që të fitojë vendin e punës.

6 Gusht 2022, 17:43 Nga F.M
EMRI + FOTO/ Përdhunoi të renë në këmbim të
Aldo Tuci

ZIMBABVE- Aldo Tuci, një shqiptar, menaxher i një kazinoje në Zimbabve është vënë lënë në burg nga Gjykata në Zimbabve pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një 29-vjeçare e cila ka kërkuar që të punësohet në një nga kazinotë në Greystone Park, që menaxhonte i riu shqiptar.

Por, në intervistën e zhvilluar më 30 qershor të këtij viti, vajzës i është kërkuar nga Tuci që të kryejë marrëdhënie seksuale me të në mënyrë që të fitojë vendin e punës. Kur ajo nuk ka pranuar, shqiptari e ka përdhunuar.

EMRI + FOTO/ Përdhunoi të renë në këmbim të
Artikulli

Më pas e reja ka filluar punë, por dy muaj më vonë, është pushuar me argumentin se kishte ‘perfomancë të dobët’. Pas pushimit nga puna, e reja iu drejtua policisë për të bërë kallëzimin për përdhunim ndaj shqiptarit dhe më 2 gusht Tuci është vënë në pranga. Sot, ai është lënë në burg nga Gjykata.

aldo tuci zimbabve

Sondazh

Poll