Aktualitet

VIDEO/ Plas sherri në Vlorë! Të rinjtë ngacmojnë dy gra, përgjaken tre pushues, burri: Jam në hallin tim

Partnerët e grave kanë ndërhyrë dhe për pasojë konflikti është ndezur e ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike.

6 Gusht 2022, 19:49 Nga F.M
VIDEO/ Plas sherri në Vlorë! Të rinjtë ngacmojnë dy
Sherr në Vlorë

VLORË– Sherr masiv mes pushuesve! Të paktën tre persona kanë përfunduar të gjakosur si pasojë e një sherri të ndodhur në bregdetin e Vlorës. Videoja e publikuar nga ABC tregon persplasjen mes disa personave dhe të lënduarit.

“S’i kaM rënë njeri më qafë, jam në hallin tim, po pati gjë të vijë të flasim,”-dëgjohet të thotë një prej pushuesve.

Deri më tani raportohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Partnerët e këtyre të fundit kanë ndërhyrë dhe për pasojë konflikti është ndezur e ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike. Pushuesit e tjerë kanë njoftuar policinë e ambulancën për ngjarjen në fjalë, por nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë sherr.

sherr ne vlore

Sondazh

Poll